Vdes fëmija në Kamenicë pasi u rrah me shkop druri nga babai

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 10:44 | Nga

Një fëmijë ka vdekur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Karaçevë të komunës së Kamenicës.

Stacioni Policor në Kamenicë është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare rreth orës 00:40 është sjellë pa shenja jete fëmija L. B. i lindur me 2004.

Pas hetimeve te para në vendin e ngjarjes nga Policia e Kosovës dhe e Prokurorit të shtetit dyshohet se si pasojë e dhunës fizike me shkop druri nga prindi i viktimës G. B. fëmija ka vdekur.

“Lidhur me këtë ngjarje në zyrat e Policisë rajonale në Gjilan, është sjellë i dyshuari i këtij rasti ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe në bazë të informatave të para dyshohet se ngjarja ka ndodhur  rreth orës 19:00 të datës 23 maj 2018 në njërën nga dhomat e shtëpisë së të dyshuarit në fjalë. I dyshuari e kishte mbajtur viktimën në dhomën e njejtë  deri rreth orës 24:00  dhe pasi që  iu kishte  keqësuar gjendja shëndetësore i dyshuari  kishte vendosur ta dërgoje tek mjeku me ndihmën e familjareve të tij, mirëpo kur është dërguar në QKMF-Kamenicë  rreth orës 00:40, ka qenë tepër vonë dhe mjeku kujdestar ka konstatuar se fëmija është pa shenja jete. Sipas hetimeve të para  dyshohet se motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë për shkak se i ndjeri kishte marr të hollat dhe i kishte harxhuar pa dijeninë e prindit  të tij”, thuhet tutje në komunikatë.

Nga hetuesit e hetimeve rajonale  janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e duhura hetimore në mënyrë që të zbardhen rrethanat e këtij rasti.

Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në institutin Mjeko-Ligjorë në Prishtinë ndërsa ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit prej 48 orë. Rasti është i klasifikuar si “vrasje e rëndë” dhe po hetohet nga Prokuroria Themelore në Gjilan dhe Policia e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme