Vdes foshnja, nëna e la gjashtë orë në veturë sepse po lyente flokët

Prishtinë | 19 Kor 2017 | 19:36 | Nga

Një grua është arrestuar, pasi akuzohet për vdekjen e foshnjës së saj njëvjeçare.

Dijanelle Fowler, 25 vjeç qëndroi për 6 orë në parukeri, ndërkohë që fëmijën e saj e la në makinë ndërkohë që temperaturat jashtë ishin të larta.

Fowlerc nga Georgia, në SHBA është akuzuar gjithashtu dhe për fshehje të krimit, pasi nuk tregoi që foshnja e saj kishte ndërruar jetë nga fakti që e kishte lënë në veturë. Ajo e fshehu vajzën me disa rroba.

Foshnja vdiq në 15 qershor, pasi bateria e veturës ku ajo po qëndronte është fikur duke bërë kondicioneri të mos punonte dhe e gjithë nxehtësia që ishte jashtë të depërtonte në makinë.

Temperatura ishte rreth 32 gradë Celsius në Georgia atë ditë, por brenda veturës ka qenë shumë më e lartë.

Sipas Daily Mail, Fowler kaloi gjashtë orë në sallon pa kontrolluar asnjëherë fëmijën e saj, transmeton tvklan. Gruaja është dënuar nga gjykata për dy krime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme