Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas lëndimeve të marra gjatë një aksidenti të ndodhur rreth një muaj më parë në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
“Në lidhje me rastin raportohet se ngasësi mashkull K/Shqiptar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, me 10.04.2017 ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve.