Vdes ish-presidenti grek, kishte protestuar kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Prishtinë | 26 Dhj 2021 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Në moshën 92-vjeçare ka vdekur ish-presidenti grek, Karolos Papulias.

Papulias ishte i njohur për marrëdhëniet e tij të ngushta me liderët arabë, duke përfshirë kreun e PLO-së, Jaser Arafat dhe Moammar Gadafin dhe në përgjithësi ishte i “ftohtë” ndaj politikave perëndimore.

Si ligjvënës, ai protestoi fuqishëm kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në vitin 1999 dhe shprehu mbështetje për Slobodan Millosheviçin.

Papulias shërbeu dy mandate midis 2005 dhe 2015, vdiq të dielën në moshën 92-vjeçare, tha presidenca.

“Me trishtim i dërgojmë përshëndetjet tona të fundit Karolos Papuliasit”, tha presidentja greke Katerina Sakellaropoulou.

“Ai e nderoi institucionin më të lartë shtetëror me etikën dhe sjelljen e tij duke mbrojtur me forcë kohezionin social dhe unitetin kombëtar”, shtoi ajo.

Papulias, i cili ishte gjithashtu ministër i jashtëm në 1985-89 dhe 1993-96, ishte një anëtar i rangut të lartë të partisë socialiste PASOK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme