Vdes këmbësorja 56-vjeçare, e cila u godit nga vetura në Rrugën C

Prishtinë | 28 Nën 2023 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

(E plotësuar) Një aksident ka ndodhur sonte në rrugën ‘C”, rreth orës 19:00’, ku si pasojë ka vdekur një këmbësore nga lëndimet e rënda trupore.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka konfirmuar se këmbësorja D.G, 56-vjeçare, ka ndërruar jetë në QKUK, pasi nuk ka arritur ti përballoj plagët e marra.

Tutje ajo tregoi se ngasësi i automjetit është arrestuar.

“Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja: D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur. Lidhur me këtë rast hetuesit policor të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit”.

Aksident në rrugën C, një këmbësore mbetet e lënduar

Një këmbesore ka mbetur e lënduar rëndë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën C.

Flora Ahmeti, zëdhënse e Policisë në Rajonin e Prishtinës, tregoi se viktima është dërguar për tretman mjeksor.

Sipas Ahmetit aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

Të ngjashme