Vdes këngëtari meksikan Armando Manzanero

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur meksikan, Armando Manzanero, ka vdekur në moshën 85-vjeçare. Ai është i njohur për baladat e tij romantike, të kënduara edhe nga shumë yje të ndryshëm botërorë.

Manzanero kishte fituar një Grammy, kompozuar mbi 400 këngë dhe regjistruar dhjetëra albume gjatë karrierës së tij të bujshme, shkruan reuters.

Presidenti i Meksikës, Lopez Obrador, ka njoftuar për vdekjen e këngëtarit gjatë një konference për media duke iu shprehur ngushëllime familjarëve dhe të gjithë dashamirëve të artit.

Manzanero ka lindur më 7 dhjetor të vitit 1935 në Jukatan të Meksikës, ndërsa më pas ishte shtruar në spital si pasojë e koronavirusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme