Vdes Milaim Krasniqi, komentator dhe gazetar i sportit

Prishtinë | 16 Dhj 2022 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Gazetari dhe komentatori shumëvjeçare i sportit, Milaim Krasniqi, ka vdekur sot, në moshën 53-vjeçare.

Ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë dhe kolegë të gazetarit shumëvjeçar.

Krasniqi ishte prej “zërave” më të njohur të gazetarisë sportive në Kosovë. Ai për më shumë se dy dekada ka punuar në Radio Kosova dhe më herët në disa radio të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme