Zbulohet busti i dëshmorit Milaim Krasniqi

Rahovec | 12 Maj 2017 | 17:32 | Nga

Në ditën e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Milaim Krasniqi” dhe Javës së Dëshmoreve të Komunës së Rahovecit, sot në fshatin Pastasellë, përkatësisht në oborrin e shkollës që mban emrin e dëshmorit, u bë zbulimi i bustit të dëshmorit Milaim Krasniqi nga fshati Pastasellë i Komunës së Rahovecit.

Zbulimin i bustit u bë nga djali, babai i dëshmorit, i pari i Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Nahit Elshani kryesues i Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Destan Krasniqi, drejtor i SHFMU “Milaim Krasniqi” foli për biografin e tij duke thënë se Milaim Krasniqi u lind me 25 mars  te vitit 1967 ne fshatin Pastasellë, ai vinte nga një familje  atdhetaresh ,ishte fëmija i pare ne familjen Krasniqi .

Shkollimin fillor e kreu pikërisht në këtë shkollë për t’a vazhduar  në shkollën “Vëllezërit Frasheri” në Drenoc, shkollën e mesme e kreu në Rahovec. Milaimi dallohej për aftësitë e tij qysh në fëmijëri , mori pjese në demonstratat e vitit 1981, qysh në at kohë shihej atdhedashuria e tij. Pas rrethanave te cilat ishin krijuar ne at kohe Milaimi  mori rrugën emërimit si shume te rijnë  , mirëpo zemra e tij gjithmonë ishte tek vendlindja . Me formimin e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës  Milaimi  kthehet në vendlindje dhe rreshtohet në radhët  e saj UÇK-së dhe ra heroikisht duke luftuar siç ç ka hije një luftëtari me 12 maj 1998 .

Në fjalën e tij të mbajtur Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, ka thënë se sot është një ditë e veçantë, për qytetarët e Komunës së Rahovecit në veçanti për qytetarët e fshatit Pastasellë, sepse në këtë ditë festohet dita e dëshmoreve në Komunën tonë, e që kjo ditë e dëshmorëve është data e rënies së dëshmorit të parë të Komunës tonë e që ishte djali juaj, biri juaj Milaim Krasniqi. Sot zbulimi i bustit të Milaimit, para familjareve, miqve dhe shokëve të tij, për neve do të jetë një ditë me kujtimet tona më të mira për jetën tonë por njëkohësisht busti i Milaimit do të jetë një rrëfim edhe për nxënësit të cilët do të kalojnë nëpër këtë shkollë.

Në emër të familjes së Milaimit foli Ramadan Krasniqi i cili falënderoj të gjithë ata të cilët kanë kontribuar për vënien e emrit të Milaimit dhe rregullimin e bustit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme