Vdes në burg aktivisti i VV-së, Astrit Dehari

Prishtinë | 05 Nën 2016 | 18:25 | Nga

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ka vdekur sot në burgun e Prizrenit. Dyshohet se ai ka bërë vetëvrasje.

Dehari po mbahej në paraburgim si i dyshuar për terrorizëm, në rastin e sulmit që ka ndodhur ndaj Kuvendit te Kosovës.

Lajmin për “vdekjen në rrethana të pasqaruara” e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës. “Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se sot, më 5.11.2016, në rrethana ende të pasqaruara, i paraburgosuri A.D., ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Shërbimi Korrektues ka shprehur keqardhje të thellë për rastin tragjik. “Shërbimi Korrektues i Kosovës, në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse, së shpejti do të japin raport për rrethanat dhe detajet e këtij akti tragjik”.

“I pandehuri A.D. ishte në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale nga neni 136, par. 1, lidhur me nenin 135, par. 1, nënpar. 1.7 të KPRK-së dhe dyshim i bazuar për veprën penale neni 374 par. 1 të KPRK”.

Dehari, rreth 26-vjeçar, po mbahej në paraburgim nga 30 gushti.

Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës kishte ndodhur më 6 gusht të këtij viti, derisa Policia e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj tij dhe pesë aktivistëve të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Vetëm, një ditë më herët, aktivistët e Vetëvendosjes protestuan para Qendrës së Paraburgimit në Prizren për rreth 30 minuta për të kërkuar lirimin e aktivistit të tyre.

Astrit Dehari është vëllai Arbënorit, aktivistit tjetër të VV-së që vdiq tragjikisht

Babai i Astrit Deharit, dje duke folur për gazetarët para Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Babai i Astrit Deharit, dje duke folur për gazetarët para Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Astrit Dehari është vëllai Arbënorit, aktivistit tjetër të Vetëvendosjes që kishte vdekur tragjikisht, më 11 qershor të vitit 2014.

Arbënori kishte bërë vetëvrasje, duke u hedhur nga një ndërtesë shumëkatëshe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme