Vdes në QKUK pejani që këputi dorën në vendin e punës

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

SH.F nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra dy ditë më parë në vendin e punës në Pejë.
Ai kishte këputur dorën, kurse gjatë ditës së djeshme i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Mund tu konfirmojë që përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit, pacienti ka ndërruar jetë. Ka qenë duke u trajtuar në Klinikën Intensive dhe gjendja e tij ka qenë e rëndë”, ka thënë Fazliu.

Policia gjatë ditës së martë kishte njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Zhuj Selmani”.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar në një kompaninë, në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime trupore. Një nga makineritë ia ka këputur dorën”, thuhej në raportin 24-orësh.

Ai fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Pejës, për tu dërguar më pas në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme