Vdes një 23-vjeçar në Komogllavë të Ferizajt

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Një person i moshës 23-vjeçare ka vdekur sot në fshatin Komogllavë të Ferizajt. Rastin e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Agim Aliu.

Ai ka thënë se 23-vjeçari është dërguar në emergjencë, dhe sipas mjekut kujdestarë dyshohet për sulm në zemër.

“Rreth orës 13:00, familjarët kanë sjellë në emergjencë një person 23-vjeçar ku pas kontrollimit është konstatuat se ka. Sipas mjekut dyshohet se është arrest kardiak, me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion. Policia është duke hetuar vdekjen”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme