Vdes një i paraburgosur në QKUK

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 12:05, në Klinikën Infektive në SHSKUK, ka ndërruar jetë i paraburgosuri, me iniciale M. L, i lindur më 1955.

I paraburgosuri, nga data, 31.12.2018 ishte i hospitalizuar në Kliniken Infektive të SHSKUK-së, dhe po vuante nga një sëmundje e rëndë

I njëjti akuzohej për Veprën Penale; Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare.

Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme