Vdes një person në një aksident në Arllat

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Arllat.

Policia e Kosovës kanë dalur në vendngjarje, ndërsa njoftohet edhe për një tjetër të lënduar.

“Rreth orës 20:00 në fshatin Arllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë – Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete. Ne vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjekësore të cilët e kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendngjarje vazhdojnë të jenë njësitë kompetente për trajtim të mëtejmë të rastit”, ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësja e PK-së, Arlinda Rexhepi.

Si pasojë e aksidentit, në këtë fshat janë krijuar kolona të automjeteve.

Të ngjashme