Vdes një person nga Coronavirusi në Spitalin e Pejës

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Një pacient ka vdekur në Spitalin e Pejës ku po trajtohej me koronavirus, i cili ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.


Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga ky spital.

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 61 pacientë me COVID-19, 11 prej tyre janë me oksigjenoterari, një në gjendje të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 61 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 11 janë në Oksigjeno terapi, fatkeqësisht një paciente e shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur, një pacientë është në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se nga personeli i Spitalit 4 mjekë, 5 infermierë dhe 1 bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19, ndërsa 6 personel tjetër shëndetësor janë në pritje të rezultatit.

Kujtojmë se deri sot në Kosovë janë shënuar 108 viktima.

Të ngjashme