Vdes një person te stacioni i autobusëve në Prishtinë (Foto)

Prishtinë | 02 Mar 2017 | 16:18 | Nga

Rreth orës 12:45 te stacioni i autobusëve në Prishtinë, në rrethana të panjohura, është alivanosur një person i gjinisë mashkullore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe ekipi mjekësor, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore, i moshës 59 vjeç.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së për rajonin e Prishtinës.

“Në 12:45 e kemi pranuar informatën për një person të alivanosur në stacionin e autobusëve në Prishtinë. Ekipet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes”- ka thënë Ahmeti për Express.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se vdekja e 59-vjeçarit është vdekje e natyrshme dhe nuk lidhet me ndonjë shkak apo motiv tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme