Vdes një pjesëtar i Policisë së Kosovës

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Pjesëtar i Policisë së Kosovës, Mithat Hysiqi ka vdekur sot.

Ai për shumë vite kontribuoi në institucionin e sigurisë, Stacioni i Policisë në Shtime.

Lajmin e ka bërë të ditur familja të cilët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë miqtë dhe farefisin se ndërroi jetë Mithat (Yzeir) Hysiqi (05.04.1961 – 14.04.2022). Varrimi i të ndjerit bëhet sot më datë: 14.04.2022 (e Enjte) në orën 18:00 në varrezat e qytetit te Shtimes. E pamja është 5 dite tek shtëpia e të ndjerit në Shtime”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme