Vdes një shtetas i huaj në Prishtinë, Policia nis hetimet

Prishtinë | 31 Maj 2024 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas i huaj ka vdekur në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një person ishte dërguar pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Është dërguar në shtëpinë e shëndetit pa shenja jete një mashkull me shtetësi të huaj, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Gjatë  intervistimit bashkëshortja/ femër kosovare ka deklaruar se i lartcekuri ka pasur probleme shëndetësore ditëve të fundit”, thuhet në raportin 24 orës të Policisë.

Sipas organeve të rendit, me vendim të prokurorit, trupi i  viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

Të ngjashme