Vdes njëri prej të lënduarve në aksidentin në Lipjan

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në Lipjan.

Policia raporton se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, është aksidentuar me një veturë tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar.

Si pasojë e aksidentit të dy drejtuesit pësojnë lëndime trupore dhe janë dërguar ne QKUK për tretman mjekësor, ku viktima si pasojë e lëndimeve të rënda ndërron jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme