Vdes Tanya Jones

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Tanya Jones ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeçare.

Gruaja e aktorit britanik dhe ish-futbollistit profesionist Vinnie Jones, vdiq në shtëpinë e çiftit të shtunën, në Los Angeles, transmeton Klan Kosova.

“Në ora 8:46 në Los Angeles, të shtunën, më 6 korrik, bashkëshortja e Vinnie Jones, Tanya Jones, vdiq pas një sëmundjeje të gjatë”, thuhet në deklaratë.

“Tanya vdiq në mënyrë paqësore në shtëpinë e familjes Jones rrethuar nga Vinnie, vajza e tyre dhe anëtarët e tjerë të familjes”.

Vinnie dhe Tanya, që u takuan për herë të parë në moshën 12 vjeçare, u martuan në vitin 1994.

Të ngjashme