Vdesin dy persona në Vushtrri, u helmuan nga alkooli

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qyetetin e Vushtrrisë, dy persona kanë vdekur si pasojë e helmimit nga përdorimi i alkoolit gjatë pasdites.


Burimet e Metros kanë mësuar nga konsumimi i alkoolit të tepërt dy serbë që janë vëllezër kanë vdekur në Vushtrri, kjo ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Njëri nga viktimat është gjetur pa shenja jete në shtëpi, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë gjatë dërgimit në spital.

Rastin për Gazetën Metro e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili ka thënë se rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe se nuk dihet akoma shkaktari i kësaj.

“Rasti për të cilin po pyesni, cilësohet si “vdekje e dyshimtë” e dy personave në Vushtrri. Ajo çka mund të themi është se njëri është gjetur pa shenja jete në shtëpi, ndërsa tjetri ka vdekur në spital.

Rasti cilësohet si vdekje e dyshimtë, dhe shkon në IML për t’u ekzaminuar shkaku i vdekjeve”, ka thënë Zaiti.

Të ngjashme