Vehapi mbajti debatin e parë publik me qytetarë për vitin 2017

Prishtinë | 29 Qer 2017 | 14:10 | Nga

Bazuar në ligjin për vetëqeverisje lokale, rregulloren komunale për transparencë dhe planin e veprimit për transparencë, ku parashihet që çdo vit Komunat, të mbajnë së paku dy takime publike me qytetar brenda vitit kalendarik, të cilat kanë të bëjnë për çështje të cilat janë në interes të përgjithshëm. Duke u bazuar në ligj, rregullore dhe plane Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka mbajtur sot debatin e tij të parë publik me qytetarë për të shpalosur punën e tij për gjashtëmujorin e vitit 2017.

Kryetari Vehapi më këtë rast ka shpalosur raportin e punës gjashtëmujore për vitin 2017, duke thënë se Komuna e Rahovecit për vitin 2017, operon me një buxhet prej : 11,908,739.00 euro, 10,661,007.00 euro dhe 1,247,732.00 euro nga të hyrat vetanake.

Në vazhdim kryetari ka përmendur dhënien e subvencioneve në Kulturë Rini dhe Sport ku janë ndarë 41 mijë e 300 euro dhe përfitues të këtyre subvencioneve janë klube futbollistike, shkolla e futbollit dhe Shoqëri Kulturore Artistike, të cilat veprojnë në Komunën e Rahovecit.

Kurse projektet të cilat janë realizuar apo janë në realizim e sipër përmes Drejtorisë për Shërbime Publike Vehapi ka përmendur; Ndërtimin e rrugëve në qytetin e Rahovecit, Ndërtimi i trotuarit në rrugën e UÇK-së, në realizim e sipër është Ndërtimi i trotuareve në rrugën Gëzim Hamza , Ndërtimi i rrugëve në fshatrat Xërxë , Celinë , Nashpallë, Reti e Epërme, në kuadër të këtij projekti punimet pritet të fillojnë në fshatin Senoc dhe me pas edhe në fshatin Mrasor. Projektin Ndërtimi i rrugëve në fshatrat Hoqë e Vogël, Brestoc, Krushë e Madhe dhe Fortese, projektin Ndërtimi i rrugëve në fshatin Vrajak, Ratkoc, Gexhë, Sapniq dhe Reti e Poshtme punimet kanë përfunduar apo janë në përfundim e sipër, ndërsa punimet janë duke vazhduar në fshatin Zatriq.

Në kuadër të projektit Ndërtimi dhe zgjerimi i Ndriçimit publik në Komunën e Rahovecit, janë bërë me ndriçim publik 15 rrugë në qytetin e Rahovecit, po ashtu edhe një segment i rrugës në fshatin Ratkoc, nga rreth rrotullimi deri te shkolla e mesme “12 Maji”, po ashtu në fshatin Fortesë është punuar ndriçimi publik në rrugët kryesore të fshatit, ndërsa punimet do të vazhdojnë në fshatin Krushë e Madhe. Në projektin Rregullimi (meremetimi) i gropave në Komunën e Rahovecit, janë përfshi këto rrugë: ”Gëzim Hamza”, “ Sheh Mihedini”, “ Faredin Hoxha”, “Halil Homza”, “Gëzim Mullabazi”, “Skender Rexhepi” dhe rruga në hyrje të fshatit Pataqan i Poshtëm.

Në projektin Ndërtimi i ujësjellësve në Komunën e Rahovecit ,Kryetari tha se ky projekt është i stërzgjatur pasi që punimet të cilat janë bërë gjatë vitit 2012 janë bërë të një cilësie shumë të dobëta, pasi që në vazhdimësi po pëlcet gypi dhe ne në vazhdimësi jemi duke intervenuar dhe jemi duke bërë përpjekje që përmes këtij projekti të zgjidhim problemin me ujë të pijes për fshatrat Polluzhë, Guri i Kuq dhe Pastasellë që të keni ujësjellësin. Në projektin Ndërtimi i rrugës Zatri-Drenoc, kanë përfunduar të gjitha punët e gërmimit, zhavorrit si dhe është bërë asfaltimi i shtresës së parë.

Kurse projektet në të cilat pritet të fillojnë punimet janë: Ndërtimi i rrugës Celinë – Nagac, Ndërtimi rreth rrotullimit te “Jaha Petroll” në Rahovec .

Ndërsa projektet të cilat janë në fazën e vlerësimit të ofertave janë Ndërtimi i rrugës Brestoc – Hoqa e Madhe dhe Ndërtimi i rrugëve në fshatrat :Drenoc, Qifllak, Denjë, Malësi e Vogël dhe Opterushë, si dhe në projektin Ndërtimi i rrugëve në Dabidol, Palluzhë, Ratkoc, Gexhë, Kramovik dhe Guri i Kuq.

Përmes drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit është duke u realizuar projekti i Aplikimit të masave të energjisë efiçiente të ndriçimit publik në qytetin e Rahovecit. Ndërsa përmes drejtorisë së Arsimit është duke u ndërtuar objekti i ri i shkollës fillore “Mustaf Ibishi” në fshatin Kramovik.

Pas përfundimet të raportimit, qytetarët të cilët ishin pjesëmarrës në debat, patën mundësi që të bëjnë pyetje për nevojat me të cilat ata përballen në vendbanimet e tyre. Përgjigjet në pyetjet e qytetarëve ju është përgjigjur Kryetari Vehapi. Pyetjet që u parashtruan nga qytetarët kishin të bënin me mundësin e investimeve, në infrastrukturë rrugore, kanalizime , rregullimin e rrugëve fushore ,ndërtimin e objekteve të reja të shkollave dhe rregullimi i sistemit të ujitjes së tokave.

Takimet me publikun janë forma më e rëndësishëm për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së komunave që i shërbejnë qytetarëve për tu informuar mbi zhvillimet brenda Komunës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme