Vehapi vizitoi punimet në rreth-rrotullim dhe rrugën në Brestoc

Rahovec | 06 Sht 2017 | 15:39 | Nga

Investimet në përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme në komunën e Rahovecit janë duke vazhduar ashtu siç janë të parapara me listën e investimeve për projekte kapitale për vitin 2017.

Ecurinë e investimeve në përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme të cilat janë duke u realizuar në rregullimin e rreth rrotullimit në hyrje të qytetit të Rahovecit tek vendi i quajtur “Rija” dhe shtrirja e shtresës së dytë të asfaltit në një rrugë të lagjes në fshatin Brestoc , nga afër i ka parë sot edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.

Asfaltimi i rrugës në fshatin Brestoc ka një gjatësi prej 508 metrave dhe gjerësi prej 5 metra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme