Vehapi viziton punimet në fshatrat Zatriq dhe Drenoc

Rahovec | 06 Qer 2017 | 17:15 | Nga

Komuna e Rahovecit, vazhdon realizimin e projekteve në fshatrat Zatriq dhe Drenoc, projekte këto të cilat kanë të bëjnë, me kubëzimin e rrugëve dhe rregullimi, rrethimin dhe mbjellja e drunjtëve dekorativ tek lapidari i Heroit Bedrush Gashi në hyrje të fshatit Drenoc.

Ecurinë e realizimit të këtyre projekteve, nga afër i ka parë sot Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, i shoqëruar edhe nga Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Kryetari Vehapi, ka thënë se ndihet mirë që fshati Zatriq, sikurse edhe fshatrat tjerë të Komunës së Rahovecit, po kompletohet me infrastrukturën rrugore të nevojshme, pasi që janë paraparë të kubëzohen rrugët përbrenda fshatit.

Ndërsa, banorët e fshatit Zatriq, e kanë falënderuar Kryetarin Vehapi, për vizitën dhe për fillimin e punimeve në realizimin e projekteve infrastrukturore, të cilat janë në interes të të gjithë banorëve të cilët jetojnë në fshatin Zatriq.  

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme