Hyrjet e Foreign Direct Investment (FDI) në Ballkan gjatë vitit 2025 kanë shënuar zhvillime të ndryshme krahasuar me vitin 2024, me disa vende që kanë parë rritje të ndjeshme, ndërsa të tjera kanë pësuar rënie të fortë.
Në këtë kontekst, Kosova del me rezultate pozitive, duke regjistruar një rritje të ndjeshme të kapitalit të huaj.
Sipas të dhënave, Kosova ka tërhequr rreth 1.03 miliardë euro investime të huaja direkte, që përfaqëson një rritje prej 30% krahasuar me vitin 2024, transmeton IndeksOnline.
Të dhënat e paraqitura nga ish-shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, e vendosin Kosovën në hartën e ekonomive dinamike në rajon, duke reflektuar një trend në rritje të besimit të investitorëve ndërkombëtarë.
Investimet e huaja direkte në Kosovë u raportuan në 8.3138% në vitin 2024, sipas koleksionit të treguesve të zhvillimit të Bankës Botërore.
Të dhënat e shfaqin Shqipërinë po ashtu me rritje +3%, teksa vendi i rajonit që ka pësuar më së shumti rënie janë Maqedonia e Veriut (-61%) dhe Serbia (-51%).