Ekonomia Online
FUNDIT

Vela: Mos përhapni të pavërteta, takimi s’paraqet vendim për shtyrje të zgjedhjeve

Vela: Mos përhapni të pavërteta, takimi s’paraqet vendim për shtyrje të zgjedhjeve

Shefi i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, me anë të një postimi në Twitter iu drejtua mediave që ai i quajti “të ish regjimit Pronto”, duke thënë se ftesa e Presidentes drejtuar partive për takim konsultativ s’paraqet vendim për shtyrje të zgjedhjeve. “Andaj, mos përhapni të pavërteta! Takimi ka të bëjë […]

Shefi i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, me anë të një postimi në Twitter iu drejtua mediave që ai i quajti “të ish regjimit Pronto”, duke thënë se ftesa e Presidentes drejtuar partive për takim konsultativ s’paraqet vendim për shtyrje të zgjedhjeve.

“Andaj, mos përhapni të pavërteta! Takimi ka të bëjë me shqyrtimin e opinionit e rekomandimit të IKSHPK lidhur me procesin zgjedhor”, shkroi ai.

Per mediet e ish-regjimit Pronto: ftesa e Presidentes drejtuar partive per takim konsultativ s'paraqet vendim per shtyerje te zgjedhjeve. Andaj, mos perhapni te paverteta!

Takimi ka te beje me shqyrtimin e opinionit e rekomandimit te IKSHPK lidhur me procesin zgjedhor.#Kosova

— Blerim Vela (@Blerim_Vela) September 10, 2021

Të ngjashme