Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, është përplasur me deputeten e Vetëvendosjes, Arbresha Kryeziu për punësimet partiake në Administratë Publike.
Kryeziu gjatë raportimit të Veliut në Komisionin për Administratë Publike, tha se një prej mangësive është politizimi dhe ndërhyrjet politike.
“Njëra prej mangësive është politizimi dhe ndërhyrjet politike. Ajo që kemi parë në vazhdimësi si punësimi është politizuar. Ata që vijnë nëpërmjet lidhjeve politike”, tha ajo.
Asaj i është përgjigjur ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, i cili tha se nuk pajtohet me deklarimet dhe konstatimet e saj. Nuk kam bërë ndonjë studim”.
”Por kam vërejtur se administrata publike është e përgatitur dhe e kryen punën e vet në bazë të rregullave të përcaktuara. sa i përket ndikimeve nuk besoj që ka dikush imun, nuk jeni as ju atje ku keni pas mundësi”, tha ai.
Deputetja e VV-së, ka thënë se të gjitha raportet ndërkombëtare kanë vlerësuar punën e mirë të Qeverisë Kurti lidhur me Administratën Publike. Kurse Veliu e ka kritikuar për propagandë. Të dy kanë akuzuar njëri tjetrin se po lexojnë “bukur” raporte të gatshme të shkruara nga dikush tjetër.
Veliu gjatë raportimin në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, ka thënë se rregullorja për fuzionimin e punonjësve pritet të miratohet brenda tre ditësh.
Deputeti i PDK-së, kryesuesi i Komisionit, Mërgim Lushtaku ka pyetur Veliun pse ministria e tij nuk ka miratuar rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës.
“Prej 16 ministrive vetëm ministria e mbrojtjes e ka miratuar rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës”, tha Lushtaku
Veliu ka thënë se rregullorja për fuzionimin e punonjësve pritet të miratohet brenda tre ditësh.
“Sa i takon çështjes së fuzionimit ne jemi në fund, këto ditë pritet aprovimi i rregullores së brendshme për sistemimin e vendeve të punës. Këto 2-3 ditë pritet të miratohet nga unë, kurse për fuzionimin e nëpunësve ende janë duke punuar në vendet e tyre sepse nevojitet miratimi i rregullores pas bashkimit të dy ministrive”, u shpreh Veliu.
Veliu ka folur edhe për plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik ku është shprheru se kanë formaur grupin punues për hartimin e këtij ligji në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Para disa ditëve kemi pranuar përfundimet e Kuvendit për të plotësuar Ligjin për zyrtarët publikë. Ligji për Pagat në Sektorin Publik u shpall komplet i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese. Ne menjëherë kemi formuar grupin punues për hartimin e këtij ligji në përputhje me vendimin e Kushtetueses”, tha Veliu.
BE ka investuar për tri ligje të reformës administrative ka thëne Valon Ramadani. Te sistematizimi i vendeve të punës qysh e keni paraparë punën e personave me nevoja të veçanta ka pyetur ai.
Naser Shamolli nga MPB ka thënë se personat me nevoja të veçanta do të kenë përparësi përzgjedhje për vendin e punës.