Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka uruar qytetarët me rastin e Vitit të Ri, teksa ka apeluar që të respektohen rregullat ligjore dhe të ketë kujdes në përdorimin e fishekzjarrëve.
Ai ka thënë se gjatë këtij viti ka punuar shumë dhe me përkushtim të madh, po ashtu ka falënderuar të gjithë ata që u përballën me pandeminë e Coronavirusit.
Urimi i tij i plotë:
Po e përmbyllim këtë vit të vështirë për gjithë ne, me urimet e mia më të sinqerta që viti që po vjen të ju gjej me shëndet të mirë dhe të jetë vit i mbarë për ju dhe familjet tuaja.
Përgjatë këtij viti kemi punuar shumë dhe me përkushtim të madh në realizimin e objektivave tona për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Shpreh mirënjohjen time dhe urime të sinqerta për të gjithë shërbyesit civil, punëtorët shëndetësor, Policinë e Kosovës, punonjësit e arsimit dhe gjitha insititucioneve të Republikës së Kosovës, të cilët me angazhimin dhe disiplinën e tyre, kanë bërë punë të jashtëzakonshme këtë vit, në përballje me COVID-19.
Poashtu, apeloj tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që ti respektojnë rregullat ligjore dhe të kenë kujdes në përdorimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike gjatë ndërrimit të moteve.