Veliu kërkon nga KEDS-i t’i përmbahen marrëveshjes për investime

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 14:26 | Nga

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka kërkuar nga zyrtarët e KEDS-it që t’i përmbahen marrëveshjes për investime në këtë rajon.

Në një takim me drejtorin për investime në KEDS, Hasan Oz, Veliu ka kërkuar gjithashtu që gjatë investimeve të mos shkaktohen dëme, shkruan sot Koha Ditore.

“Në takim me drejtorin e investimeve në KEDS, Hasan OZ, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka theksuar nevojën e madhe për investime në rrjetin elektrik, duke potencuar se Komuna e Podujevës është më e madhja për nga territori në vend dhe ka një rrjet të vjetruar elektrik, i cili kërkon intervenim në afat sa më të shkurtër kohor”, thuhet në komunikatën për media të Zyrës për informim të Komunës së Podujevës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme