Veliu pret në takim shefen e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 15:24 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në këtë takim, ministri Veliu e njoftoi znj. Apostolova me prioritet e tij si ministër dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, përfshirë riorganizimin e ministrisë, buxhetin, forcimin e luftës kundër cdo krimi të organizuar dhe korrupsionit, terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Gjithashtu, ministri Veliu theksoi se MPBAP është e përkushtuar për të avancuar më tej  bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe vazhdimin e angazhimeve për menaxhimin e procesit të liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministri Veliu u zotua se do të punojë maksimalisht që këtë institucion ta bëjë të besueshëm, profesional dhe kredibil për qytetarët e Kosovës, regjionin dhe miqtë tanë ndërkombëtarë.

Ndërsa, Nataliya Apostolova, uroi ministrin Veliu për detyrën e re dhe tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës për sa i përket zbatimit të MSA-së dhe Agjendës së Reformës Evropiane.

Poashtu, Apostolova e ka njoftuar ministrin Veliu për një sërë projektesh që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike do të përfitojë prej tyre.

Të ngjashme