Veliu priti në takim njoftues Ambasadorin zviceran në Kosovë

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim njoftues Ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Republikën e Kosovës, Thomas Kolly.

Në këtë takim u bisedua për fushën e sigurisë dhe atë të migrimit, duke vlerësuar se ekziston një bashkëpunim shumë i mirë mes të dy vendeve.

Ministri Veliu falënderoj Qeverinë zvicerane për kontributin që ka dhënë në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht në përkrahjen dhe punën që ka bërë me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ambasadori Kolly vlerësoi lartë punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht Policisë së Kosovës në menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët të të dyja vendeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme