Vëllai “e zë” të motrën me të dashurin, vajza largohet nga shtëpia

Prishtinë | 08 Jan 2023 | 22:41 | Nga Ekonomia Online

Në Mitrovicë, një person ia ka mësyrë stacionit të Policisë, për ta raportuar si të zhdukur vajzën e tij.

Mitrovicasi ka kërkuar ndihmën e Policisë për ta gjetur të bijën e cila që nga 6 janari ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë pasur asnjë informacion se ku gjendet.

Derisa ata po prisnin një njoftim nga vajza, djali i viktimës e kishte kapur në flagrancë motrën me të dashurin e saj, por e njëjta kishte ikur.

Ata vendosën ta raportojnë rastin dhe ta njoftojnë Policinë për dyshimet që kanë. Pasi vajza e mori lajmin se po kërkohet nga familja dhe Policia, vendosi që të paraqitej në stacion, bashkë me të dashurin e saj.

Sipas burimeve të Sinjalit, 21-vjeçarja ka deklaruar para hetuesve se dëshiron të vazhdojë lidhjen e dashurisë për të cilën familjen e ka kundër dhe largimi i saj nga shtëpia ka qenë me dëshirë.

Pas përfundimit të procedurave policore, në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Të ngjashme