Një person në Prizren ka tentuar të qëllojë me armë vëllain e tij shkaku i mosmarrëveshjeve me pronën.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Lubizhdë, raporton EkonomiaOnline.
“Sherri ka plasur si pasojë e një kontesti pronësor të pazgjidhur. Dy të dyshuar i sulmojnë dy të afërm të tyre me ç ‘rast njëri nga ta pëson lëndime trupore dhe merr ndihmë mjekësore. I dyshuari R.F. duke e vringëlluar armën e llojit pistoletë e kanos vëllain e tij,” bënë të ditur Policia e Prizrenit.
Policia ka iniciuar hetimin e rastit dhe ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarve me ç ‘rast ka sekuestruar një pistoletë të llojit ”EKOL SPECIAL 99” me dy fishekë, dylbi ushtarake, thikë ushtarake me dy tehe, pajisje për mbushjen e fishekëve të pushkës së gjahut, dy boksa metali, dy kavanoza të mbushur me saçme, 13 gëzhoja të pushkës së gjuetisë dhe 11 fishekë të mbushur të pushkës së gjahut.
Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që njëri nga të dyshuarit të ndalët nën masën e arrestit për 48 orë.