Vëllezërit Hoti dhurojnë donacion për QKMF-në “Dr Fahredin Hoti”

Rahovec | 04 Jan 2024 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Vëllezërit Hoti nga Polluzha e Rahovecit me banim në Gjermani, kanë dhuruar të enjten donacion për QKMF-në “Dr Fahredin Hoti” në Rahovec.

Donacioni u dhurua nga vëllau Selimi, përbën pajisje për persona me nevoja të veçanta, për persona të moshuar dhe mjete ortopedike.

E falënderues nga ky donacion u shpreh kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

“Shtohet edhe një donacion shumë i rëndësishëm për QKMF-në “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec. QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec, sot, iu dhurua një donacion me pajisje për persona me nevoja të veçanta, për persona të moshuar dhe mjete ortopedike, nga Selim Hoti dhe vëllezërit e tij nga Polluzha. Selimi, bashkë me vëllezërit e tij, e menaxhojnë kompaninë turistike “Polluzha Tours”, që veprojnë në Gjermani”.

Të ngjashme