Vendet anëtare të OKB-së nënshkruajnë konventën për zgjidhje të mosmarrëveshjeve tregtare

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Shtetet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë nënshkruar këtë të mërkurë Konventën e Singaporit për Ndërmjetësim, një marrëveshje me anë të së cilës synohet që të zgjidhet çështjet tregtare ndërkufitare dhe të stabilizohen marrëdhëniet mbi tregtinë.

Kjo konventë është nënshkruat në Singapor nga 46 vendet anëtare, përfshirë SHBA-në dhe Kinën, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Synim i saj është pasja e një kornize globale për të dhënë më shumë besim në biznese për zgjidhje të problemeve ndërkombëtare përmes ndërmjetësimit, sesa dërgimin e tyre nëpër gjykata, e cila merr kohë dhe kushton më shumë.

“Kjo do të ndihmojë në avancim të tregtisë ndërkombëtare dhe investime”, ka thënë Kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong në ceremoninë e nënshkrimit.

“Sot, një grup shtetesh janë bërë bashkë për të riangazhuar veten në multilaterizëm dhe për të deklaruar se ne mbetemi të hapur për biznes”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme