Vendimi i Qeverisë për Projektligjin e Tatimit në Pronë, Murati tregon masat lehtësuese për qytetarët

Prishtinë | 31 Mar 2023 | 22:15 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës me anë të një mbledhje elektronike miratoi sot katër vendime.

Njëra nga vendimet e miratuara ishte edhe Projektligji për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

Pas kësaj, ka reaguar ministri i financave, Hekuran Murati, i cili ka dhënë detaje rreth këtij Projektligji.

Sipas tij, me këtë projektligj tatimpaguesit mund të përfitojnë nga zbritja e farurave të vitit 2023 deri në shumën 100 euro, apo sa lartësia e faturës.

Ndër të tjerash, Murati tha se Projektligji gjithashtu parasheh edhe disa masa tjera që lehtësojnë barrën e qytetarëve, por edhe sigurojnë menaxhim më efikas të tatimit në pronë, si:

  • lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore;
  • kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor;
  • zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024; dhe
  • fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025.

Të ngjashme