Vendimi nga burgu, Veliaj shkarkon Ristanin nga funksioni i kryetares në detyrë të Tiranës

Prishtinë | 20 Mar 2025 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Erion Veliaj, ka firmosur nga qelia një urdhër për shkarkimin e Anuela Ristanit nga posti i kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës, ndërsa ka deleguar përkohësisht detyrat e kryetarit tek nënkryetarja Sara Goxhaj.

Vendimi është bërë i ditur përmes një komunikate të lëshuar nga zyra e kryetarit të Bashkisë.

Në përputhje me ligjin për vetëqeverisjen vendore dhe aktet ligjore përkatëse, Veliaj ka urdhëruar që Goxhaj të marrë përsipër funksionet e kryetarit për një periudhë të pacaktuar, deri në një njoftim të dytë.

Ky zhvillim vjen pas një periudhe të gjatë të ndryshimeve në udhëheqjen e Bashkisë së Tiranës, dhe  pritet të ketë ndikim në zhvillimin e projekteve dhe angazhimet e tjera të qytetit.

Të ngjashme