Vendoset një minibibliotekë në qytetin e Podujevës

Podujevë | 19 Mar 2022 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Podujevës dhe OJQ “Toka” kanë vendosur një minibibliotekë në Sheshin e qytetit të Podujevës.

Thirrjes “merr një libër, dhuro një libër” i është përgjigjur edhe nënkryetarja e Komunës, Marigonë Lahu.

“Nismës së nxënësve të shkollave fillore të qytetit dhe OJQ-së ‘Toka’ për vendosjen e minibibliotekës në sheshin e qytetit me motivin ‘Merr një libër, lër një libër’ iu bashkua nënkryetarja e komunës, Marigona Lahu me dhurimin e librit autobiografik të fitueses së çmimit Nobel për Paqe, Malalës, zërit të luftëtares trime, e cila lufton për arsimimin e vajzave pakistaneze”, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim të Komunës së Podujevës.

“Nënkryetarja Lahu i siguroi iniciatorët për përkrahje të vazhdueshme të qeverisjes komunale dhe i ftoi nxënësit të vazhdojnë me iniciativa të nxitjes së nxënsëve dhe qytetarëve për lexim të vazhdueshëm që i kontribon edukimit qytetar!”, thuhet më tej në njoftim.

Të ngjashme