Për propozimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti, deputetët votuan dy herë.
Herën e parë në votim morën pjesë 77 deputetë. 16 deputetë votuan për shkarkimin e Dërgutit, 29 ishin kundër, pati 32 abstenime, raporton Ekonomia Online.
Gjatë votimit për herë të dytë të shkarkimit të nënkryetares Dërgutin, pasi që LVV-ja ka vënë kushte që nëse nuk ka pjesëmarrje në votim për shkarkimin e Aida Dërgutit nuk do votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, votuan 91 deputetë: 17 për, 26 kundër, 48 abstenime.
Si përfundim, Kuvendi nuk e miratoi shkarkimin e nënkryetares Aida Dërguti.
Javën e kaluar, pati një konflikt të ashpër rreth kësaj çështjeje mes deputetëve Glauk Konjufca dhe Dardan Molliqajt.
Lexoni edhe:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/konjufca-molliqajt-po-ma-kujton-hashim-thacin-kur-fliste-ne-kuvend/