Venecie përmbytet përsëri

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Qyteti i Venecies është goditur nga një baticë e re, një muaj pas përmbytjeve më të mëdha në 50 vjetët e fundit.

Por kjo nuk i ka ndalur turistët që të vizitojnë vendet turistike të qytetit italian.

Raportohet se niveli i ujit në Festën e Kërshëndellave ka arritur në 139 centimetra.

Në muajin nëntor, brenda shtatë ditësh, niveli i ujit katër herë arriti mbi 140 centimetra, transmeton KTV.

Gjatë muajit të shkuar, ishte përmbytja më e madhe që prej vitit 1872, kur kanë filluar të bëhen matjet.

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme në vlerë deri në 1 miliardë euro.

Edhe pse pati një rënie të numrit të turistëve për 45 për qind, hotelet kanë njoftuar se në dhjetor përsëri kanë filluar me rezervime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme