Venis Morina shpallët fituesi i tretë në Garën “Eureka 6” për vitin 2019

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Gjimnazi “Hasan Nahi” në kuadër të Foncacionit për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera”, e mbështetur nga Ministria e Arsimit, drejtoritë komunale të arsimit dhe shkollat fillore, kanë organizuar me sukses Garën e Inteligjencës “Eureka 6”, ku fitues për 2019 në vendin e tretë e mori Venis Morina, nxënës i klasës së nëntë (IX) nga SHFMU “Naim Frashëri” në Gllobar.

Faza e parë e Garës “Eureka 6”, u organizua më 15 dhjetor 2018 në 27 komuna në të njëjtën ditë dhe orë ku morën pjesë rreth 2000 nxënës të klasave të 9-ta nga mbarë Kosova. 

Pas etapës së parë u zgjodhën 255 finalistë të cilët garuan më 23 mars 2019 në ambientin e Gjimnazit “Hasan Nahi” për etapën finale.

Medalje për 40 të parët në garën “Eureka 6” i motivoi edhe më shumë finalistët, 40 vendet e para u shpërblyen me medalje bronzi, argjendi e ari, 250 finalistët morën certifikatë të veçantë, kurse Venis Morina mori medaljen e artë si fitues i tretë ne këtë garë të inteligjencës.

Të ngjashme