Vesa Smolica me poza atraktive teksa paralajmëron këngën “Nshpirt”

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur, Vesa Smolica, është njëra nga më të komentuarat në estradën shqiptare.

Kjo për shkak të interpretimit të veçantë të këngëve të saj, duke përfshirë edhe imazhet atraktive që i ndan me fansat.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka paralajmëruar lansimin e këngës së re “Nshpirt”, e cila vjen në bashkëpunim me kitaristin Faton Macula.

E veshur me një fustan, Vesa është shfaqur me flokë ngjyrë vjollcë e shtrirë në një vaskë në mes të pyllit.

“Mbret i tradhtisë” titullohet projekti i fundit muzikor nga këngëtarja, e që është pëlqyer në masë të madhe nga fansat e muzikës së saj. 

Të ngjashme