Veseli bën nderime te varri i Adem Demaçit për 28 nëntor

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e Festës së 28 Nëntorit, bëri homazhe te varri i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Ai ishte bashkë me Familjen Demaçi. Në shenjë kujtimi dhe nderimi për jetën dhe veprën e Demaçit, në shërbim të kombit dhe atdheut, Veseli vendosi lule pranë varrit të tij.

“Sot është një ditë e madhe për kombin tonë. Në këtë ditë, kemi për obligim të jemi pranë kujtimit të atyre që me jetën e tyre e nderuan kombin. I tillë ishte Adem Demaçi, simboli më unik i gjithë lëvizjes sonë kombëtare për lirinë e Kosovës. Gjithë jeta e Adem Demaçit ishte në shërbim të frymës së 28 Nëntorit, prandaj sot jemi këtu për të nderuar dhe për t’u përkulur para këtij burri të madh të kombit”, ka thënë me këtë rast Veseli.

Po ashtu, kreu i Kuvendit ka bërë sot homazhe edhe tek varret e Gjeneral Major Ilir Konushevci, Hero i Kombit dhe Dr. Hazir Malaj, Dëshmor i Kombit.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme