Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka dënuar ashpër sulmin brutal ndaj bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci, ndërsa ka theksuar se nuk do të ketë dorëzim para kriminelëve që po terrorizojnë qytetarët dhe shtetin e Kosovës.
Statusi i plotë i Kadri Veselit:
I tronditur nga sulmi brutal ndaj bashkëshortes së Ministrit Blerand Stavileci. Goditja e një gruaje, e një nëne, është akt qyqar dhe i turpshëm. Por, ju siguroj se nuk do të ketë dorëzim përpara kriminelëve të tillë, të cilët kanë zgjedhur t’i terrorizojnë familjet dhe ta shkatërrojnë këtë shtet.