Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh, kryetar i PDK-së, sot mori pjesë në shënimin e përvjetorit të rezistencës, ndaj makinerisë ushtarake e policore të regjimit serb, në fshatin Shqiponjë të Dushkajës.
Me këtë rast, kryetari Veseli ka shkruar se “Kur një ditë do të shkruhet historia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jabllanica do të jetë një faqe e ndritur e saj”.
Këtu është postimi i plotë i Veseli:
“Kur një ditë do të shkruhet historia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jabllanica do të jetë një faqe e ndritur e saj. Djemtë dhe vajzat e Jabllanicës e të rrethinës së Gjakovës ishin ndër të parët që ju përgjigjen kushtrimit që u dha në Prekaz e Gllogjan. Sot ne nderojmë kujtimin e sakrificës së tyre, dhe njëkohësisht zotohemi në vazhdimin e amanetit të tyre, për ta mbrojtur lirinë e fitur me mund e gjak, për ta zhvilluar ekonomikisht vendin, për ta bërë shtetin adresë të sigurtë për çdo qytetar të Kosovës”.