Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në një tubim me qytetarë në qytetin e Shtimes, para të cilëve ka shpalosur prioritetet e platformës qeverisëse “Fillimi i Ri, raporton EkonomiaOnline.
Qytetarëve të Shtimes, i pari i PDK-së u ka thënë se Fillimi i Ri do t’i japë edhe më shumë kuptim lirisë sonë, duke zhvilluar ekonominë e shtetit tonë.
Kreu i PDK-së ka premtuar edhe rritje të subvencioneve dhe granteve investive në bujqësi.
“Kam një mesazh për të gjithë ata të cilë janë fermerë dhe mund të jenë dhe duhet të jenë edhe në të ardhmen po ashtu fermerë të suksesshëm. Do të rriten subvencionet, do të rrisim grantet, do të rrisim veçanërisht kapacitetet prodhuese dhe profesionale të fermerëve tanë, në mënyrën që orientimi i tyre të jetë nga një bujqësi e cila është prodhuese, e cila është industriale, e cila e zvogëlon importin e produketeve ushqimore në Republikën tonë. Në të njëjtën kohë e fuqizon prodhimin në Kosovë dhe krijon vende të lora të punës duke integruar të rinjtë dhe të rejat tona”, tha Veseli.
Po ashtu, kryetari i PDK-së ka folur edhe për mbështetjen e rinisë për tu aftësuar për tregun e punës.
“Prioritet i veçantë do të jetë për asetin më të jashtëzakonshëm të cilin e kemi në Republikën tonë. Ata janë të rinjtë tanë. Shtatëdhjetë përqind e popullatës në Republikën e Kosovës janë të rinjt. Por ne kemi nevojë që të përgatisim këtë rini të jashtëzakonshme për tregun e punës. Shumica e të rinjve tanë janë shumë të shëndoshë, janë jashtëzakonsht kreativ dhe aktiv, por kanë nevojë për aftësim profesional, kanë nevojë të përgatiten për tregun e punës. Ky do të jetë orientimi tek rinia. Rinia e cila nuk është në punë dhe pret punë, të trajtohet në mënyrë profesionale dhe të trajnohet që të jetë e gatshme për tregun e punës. Në të njëjtën kohë, rinia e cila është në shkollimin akademik, të fuqizohet rinia e tillë dhe në të njëjtën kohë të jetë e aftë jo vetëm të ketë një diplomë, por për më shumë, të krijoj vende të lira pune për atdheun e vet, për arsye se rinia nuk është e ardhmja por është e tashmja e Kosovës”, tha Veseli.
Ndërsa, Naim Ismajli nga dega e PDK-së në Shtime, i cili është edhe Kryetar i Shtimes, ka thënë se fitorja e 11 qershorit, do të jetë fitorja e 11-të për PDK-në e Shtimes.