Veseli fajëson BE-në për mosliberalizimin e vizave

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 11:56 | Nga

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se Kosova është vendi i vetëm që nuk gëzon të drejtën për të lëvizur lirshëm.

“Jemi vendi i vetëm që nuk e gëzojmë liberalizimin por që presim me rradhë të gjata për të marrë një vizë”, ka deklaruar ai.

E për një gjë të tillë, i pari i PDK-së e ka fajësuar Bashkimin Evropian, me ç’rast ka thënë se kosovarët tashmë kanë mbetur të izoluar nga bota.

“Kjo është e padrejtë nga ana e Bashkimit Evropian. Ne populli i Kosovës jemi populli më i izuluar në botë”, ka shtuar Veseli.

Sipas tij, partitë në vend mund të mos bien dakord për çdo gjë, por kur bëhet fjalë për popullin duhet të gjejnë nje gjuhe të përbashkët.

Ai më pas, ka thënë se pret përkrahjen e ambasadorëve të huaj në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme