Veseli: Fillimi i Ri do ta fuqizojë sovranitetin e Kosovës

Shtime | 03 Qer 2017 | 14:23 | Nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka vazhduar fushatën në qytetin e Shtimes.

Ai ka thënë se Fillimi i Ri do të fuqizojë sovranitetin e Kosovës, forcimin e flamurit kombëtar dhe atë shtetëror.

“Ky është Fillimi i Ri, i cili do ta fuqizojë sovranitetin e Kosovës. Do ta forocjë dhe lartësojë flamurin e shnejtë kombëatr, dhe gjithashtu do ta fuqizojmë flamurin shtetëror”, ka thënë lideri i PDK-së, transmeton lajmi.net

“Për të ecur përpara duhet ta zhvillojmë ekonominë. Kemi nevojë për ekonomi të fuqishme, ky është synimi i Fillimit të Ri. Orientimi i plotë do të jetë kah ekonomia”, shtoi Veseli.

Ai tutje ka premtuar përkrahje për fermerët, duke shtuar se ata do të përkrahen me subvencione dhe grante.

Sipas Veselit, Fillimi i Ri gjithashtu do të ketë si synim fuqizimin e të rinjve dhe grave, që sipas tij meritojnë pozitë më meritore në shoqëri.

Prezent në këtë tubim ishin edhe kandidatët për deputetë nga PDK-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme