Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë vizituar së bashku fabrikën për prodhimin e barërave “Trepharm” për tu njohur nga afër me procesin e punës dhe cilësinë e produkteve vendore të cilat eksportohen në vende të ndryshme të botës.
Veseli dhe Haradinaj kanë vizituar repartet e prodhimit, ndërsa kanë parë nga afër komplet procesin e prodhimit të produkteve farmaceotike të cilat sipas menaxhmentit të kompanisë, kontrollohen nga teknologjia më bashkëkohore evropiane.
Pas vizitave nëpër reparte prodhuese, Veseli dhe Haradinaj kanë siguruar menaxhmentin e fabrikës “Trepharm” se platforma e re qeverisëse “Fillimi i Ri” do të ketë prioritet kryesor mbështetjen e prodhimeve vendore dhe do të jetë garancë për zhvillim të hovshëm ekonomik.
“Është koha që Kosova të lëvizë nga një shoqëri konsumuese në një shoqëri prodhuese. Është koha që Kosova të lëvizë nga një shtet I cili i ka 90 përqind importe, ti rritë eksportet. Ky është edhe zotimi ynë i përbashkët në qeverinë e ardhshme për katër vite: Kosova industriale, Kosova me fabrika. Kosova në të cilën fermerët e kanë përkrahjen e gjithanshme për të arritur që të kemi prodhimin vendor. Në të njëjtën kohë ku fuqizimi i rolit të gruas dhe rinisë do të jetë parësor për të gjithë ne dhe në këtë mënyrë mund të ecim përpara edhe në integrimet tona në Bashkimin Evropian dhe në NATO sukseshëm”, ka thënë Veseli.
Ndërsa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se nga ajo që ka parë nga afër në këtë fabrikë e ka bindur atë që produktet vendore të “Trepharm” janë më cilësoret në tregun farmaceotik në Kosovë.
“Unë po e filloj me një ndjenjë timen të sotme, unë prej sot i besoj produkteve të Trepharm. I besoj se e pashë vet. Nëse fëmiu im ka nevojë për një ilaç unë do të blej ilaç trepharm. Besoj shumë që ky product është më I mirë sesa plot që i kemi në treg të importuar. Është më I garantuar. Ky product është I standardeve më të larta që sot prodhohen. Kjo u pa nga teknologjia, nga procesi, u pa nga çdo process i prodhimit. Mund t’ia jep këtë lajm të mirë Kosovës dhe qytetarëve se e kemi një produkt që mund ti besojmë. Pse jemi sot këtu, e tha edhe kryetari Veseli se PDK-AAK dhe partnerët tjerë të koalicionit kemi bërë një projet shumë serioz politik, me vetëdije, në mënyrë që zhvillimet në vend me marrë drejtimin e duhur, me qenë një nisje e re, pra me qenë një fillim i ri”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj: Bashkë me PDK-në për një Qeveri që merr vendime të mëdha
Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë bërë bashkë për t’ia dhënë vendit një Qeveri që mund të marrë vendime të mëdha për vendin.
“PDK dhe Kryetari Veseli, por edhe Unë, AAK dhe Nisma, e kemi ofruar veten tonë për një vizion e fillim të ri për vendin, dhe ky është një projekt serioz! Qeveria që vjen, do ta mbrojë produktin vendor. Se ky përcaktim është i drejtë, u binda edhe sot në vizitën që i bëmë Fabrikës farmaceutike “TREPHARM” në Fushë Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj.