Veseli homazhe tek varri i Vaclav Havelit

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë vizitës së tij në Republikën e Çekisë ka vizituar dhe bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të këtij shteti, Vaclav Havel. Veseli në një postim në faqen e tij në Facebook ka shkruar se Havel ishte një nga njerëzit më përkrahes të popullit të Kosovës.

“Gjatë vizitës në Çeki, shkova për të bërë homazhe e për të vendosur një tufë lule tek varri i ish presidentit Vaclav Havel. Ai ka qenë një ndër mbrojtësit më të zëshëm në botë të Kosovës, duke iu gjetur pranë popullit tonë në momentet më të vështira. Po ashtu, ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të ndërhyrjes së NATO-s si dhe i pari lider shtetëror që ka vizituar Kosovën e sapoçliruar.

Mbarë bota demokratike, e njeh Havelin, si një disident politik dhe intelektual i të jashtëzakonshëm, që ka luajtur një rol kyç në rrëzimin e komunizmit dhe në demokratizimin e bllokut lindor. Kosova kurrë nuk do t’i harrojë miqtë si Haveli!”, ka shkruar Veseli.

Të ngjashme