Veseli: Jemi shembull për organizimin e zgjedhjeve

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 11:35 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike, dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet lokale, në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet.

Veseli, pasi ka votuar së bashku me bashkëshorten Violetën, ka ftuar qytetarët që të votojmë lirshëm. Ai theksoi se Kosova është shembull për mënyrën demokratike dhe të emancipuar të organizimit të procesin zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

“Ditë vërtetë shumë e bukur. Në të njëjtën kohë duhet me qenë krenar për vendin ku kemi arritur si demokraci, me votim në mënyrë të qetë dhe të emancipuar. Të fitoj ai që është më i miri”, tha Veseli.

“Ajo çka është më e rëndësishme është se procesi ka shkuar jashtëzakonisht mirë”, shtoi ai.

Veseli theksoi se zgjedhjet lokale janë tejet me rendësi për jetën e secilit prej nesh, andaj ftoj secilin qytetar me të drejtë vote që të dalë dhe votojë për të ardhmen e vet, për adresimin e problemeve në lagjet, fshatrat dhe qytetet e tyre.

Zgjedhjet do të vëzhgohen nga rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara, OJQ-të vendore, organizatat ndërkombëtare, ambasada, media vendore dhe ndërkombëtare.

Të ngjashme